Emisari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav-Lajçak, ka uruar përzgjedhjen e Avdullah Hotit, kryeministër të ri të Kosovës.
Përmes një shkrimi në Twitter, Lajçak ka thënë se pret bashkëpunim të ngushtë me Hotin për dialogun me Serbinë dhe perspektiven Evropiane.
“Urime zgjedhja e Avdullah Hotit, kryeministër i Kosovës. Presim bashkëpunim të ngushtë me të në mbështetje të dialogut me Serbinë, në perspektiven Evropiane, për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai.