Lajçaku sot në Kosovë, takon Osmanin e Kurtin

Prishtinë | 30 Jan 2024 | 09:59 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot (e marte) do të qëndrojë në Kosovë, një ditë pas vizitës që bëri në Serbi, raporton Ekonomia Online.

Fillimisht, Lajçak pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani në orën 14:00, ndërsa me kryeministrin Albin Kurti në orën 15:00.

Lajçaku pritet të takohet edhe me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Të hënën ai qëndroi në Serbi. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka përsëritur kërkesën për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri. Serbia është ankuar edhe për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, që “euroja të jetë e vetmja valutë”.

“Në diskutimin tonë, u fokusuam në perspektivën strategjike për vitin 2024, bëmë një bilanc mbi situatën aktuale në dialog dhe folëm për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, ka shkruar Lajçaku një ditë më parë për takimin me Vuçiqin.

Të ngjashme