Lajçaku takon Petkoviqin: Diskutuam për draft-statutin e Asociacionit

| 11 Dhj 2023 | 21:18 | Nga

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, gjatë takimit me kryenegociatorin serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, ka thënë se është diskutuar për draft statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në X, Lajçaku ka thënë se janë diskutuar edhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet e mbetura në pritje.

Lajçaku ka njoftuar se diskutimet me palën kosovare do t’i vazhdojë në fund të javës.

“Me kryenegociator serb Petar Petkoviq, fola për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe obligimet e mbetura në pritje. Do të vazhdojë diskutimet me Kosovën në fund të kësaj jave”, shkroi Lajçak.

Të ngjashme