Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosovës i duhet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Lajçak në një postim në Twitter ka treguar për takimin që pati sot me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke treguar se për çfarë u bisedua.
“Pata një bisedë shumë të mirë dhe të thellë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. U pajtuam se Kosovës i duhet dialogu dhe i duhet një marrëveshje gjithpërfshirëse”, ka shkruar Lajçak në Twitter