Lajçi vargje 18-vjeçares së vrarë: Nënë gjithçka më mësove por si të mbrohem nga një burrë s’më kallxove

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Aktori korovar Çun Lajçi ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares M.O., nga Ferizaj, e cila u varros dje.

Aktori ka shkruar disa vargje për vdekjen e saj, të cilat mund t’i lexoni më poshtë.

Reagimi i tij:

Nanë, a duhet heshtë

(Marigonë O)

M’lindët nga palcë kurrizi e m’puthët

m’treguet për jetën diçka edhe për turpin

m’dhatë kamë por jo dorën kur u rreëzova

s’me mbrojtët nga dhunë e përdhunë

Je femën thashë nuse e re duro

fjalën ndrydhe si dhimbjen n’zemër

Baba m’kallxoi ç’asht nderi nana ç’asht turpi

por s’treguen ç’asht dashnia

dhash shpirt para nji burri gjysëm burri

që s’diti ç’asht grueja

Nanë

Gjithçka më mësove

por si të mbrohem nga nji burrë i pa burr

kurrë s’më kallxove.

Të ngjashme