Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë një lajm të mirë për të gjithë sportdashësit në kryeqytet.
Në njoftim e të parit të Prishtinës bëhet e ditur se ka filluar ndërtimi i tribunës te stadiumi “Ramiz Sadiku”.
“Filluam punimet për ndërtimin e tribunës te stadiumi “Ramiz Sadiku”, me kapacitet 500 ulësedhe me një infrastrukturë përcjellëse super moderne, me zhveshtoretoalete, fitnes, zyre për klube dhe byfe”, thuhet në njoftimin e Ramës.