Lajm i keq për Aaron Ramsey

Prishtinë | 02 Nën 2018 | 09:35 | Nga Ekonomia Online

Chelsea nuk janë të interesuar më për mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.

‘Blutë’ e Londrës nuk do t’i bëjnë asnjë ofertë mesfushorit uellsian të Arsenalit në muajin janar, shkruan ‘The Daily Star’, përcjell ‘lajmi.net’.

Skuadra nga ‘Stamford Bridge’ ka qenë në listën e skuadrave të interesuara për 27 vjeçarin që në fund të sezonit i përfundon kontrata me Arsenalin.

Maurizio Sarri ka në dispozicion shtatë mesfushorë, dhe me formën e shfaqur së fundi nga Ross Barkley dhe Ruben Loftus Chek, vështirë të besohet për afrime tjera nga Chelsea.

Chelsea po ashtu po e vlerëson të panevojshëm nënshkrimin me një tjetër mesfushor, veçanërisht kur dihet se janë të interesuar për një marrëveshje të përhershme me Real Madridin për kroatin Mateo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme