Një studim i Shteteve të Bashkuara zbuloi se nivelet e TMAO në mishin e kuq ishin dhjetë herë më të larta se ato në një ushqim pule ose atë vegjetarian.
“Ne e dimë se faktorët e jetesës janë kritike për shëndetin kardiovaskular dhe këto gjetje bazohen në hulumtimet tona të mëparshme mbi lidhjen e TMAO me sëmundjet e zemrës”, deklari Dr. Stanley Hazen.
NHS thotë se mishi i kuq – mishi i lopës dhe qengjit – është një burim i mirë i proteinave, vitaminave dhe mineraleve dhe mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar.
Por konsumi i shpeshtë i mishit të kuq dhe të përpunuar rrit rrezikun e kancerit të zorrëve.