Lajm i mirë: 4 vjeçari me koronavirus në QKUK, është liruar në shtëpi

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Në mesin e të infektuarve me koronavirus të cilët ishin të shtrirë në Klinikën Infektivë të QKUK-së ishte edhe një 4 vjeçar.

Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ai është liruar për në shtëpi para disa ditësh.

Kështu ka bërë të ditur në një prononcim për gazetën inFokus, infektologu i QKUK-së, Sali Ahmeti, sipas të cilit fëmija është liruar nga spitali dhe tani gjendet në shtëpi.

“Kemi pas një foshnjë 5 muajshe e cila është liruar para disa ditëve dhe edhe një fëmijë 4 vjeçar i cili po ashtu është liruar në shtëpi pasi të dy ishin në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ahmeti.

Kujtojmë se vetëm mbrëmë në Kosovë u konfirmuan nga Instituti i Shëndetësisë edhe 79 raste të reja me koronavirus, ndërsa gjatë ditës u shënua edhe viktima e 8 kurse gjithsej jane konfirmuar 362 te infektuar.

Të ngjashme