Rifat Latifi i parashtruan të gjitha kërkesat që këto organizata përfaqësojnë dhe e njoftuan që deri më tani nuk kanë pasur përkrahje as financiare apo lehtësim të masave anti-Covid, në mënyrë që bizneset hoteliere/turistike të ushtrojnë veprimtaritë e tyre.
Kërkesat e gastronomëve dhe të hotelierëve të Kosovës dëgjohen nga Ministria e Shëndetësisë, thotë Shoqata e Gastronomëve.
Në një postim në Facebook nga kjo Shoqatë, është bërë e ditur set pas shumë kërkesave e presioneve të bëra ndaj Institucioneve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe pas organizimit të protestës së djeshme, më në fund nga Ministria e Shëndetësisë janë ftuar në takim përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës (OHTK) dhe ata të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës (SHGK), me ç’rast morën pjesë kryetari i OHTK-së prof. Dr. Hysen Sogojeva, drejtori i departamentit të Estradës z. Afrim Muciqi dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Gastronomëve z. Arian Vranica.
Tutje në postimin e tyre thuhet se përfaqësuesit e OHTK-së dhe SHGK-së para ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifi i parashtruan të gjitha kërkesat që këto organizata përfaqësojnë dhe e njoftuan që deri më tani nuk kanë pasur përkrahje as financiare apo lehtësim të masave anti-Covid, në mënyrë që bizneset hoteliere/turistike të ushtrojnë veprimtaritë e tyre.
“Ministri z. Latifi i ndëgjoi këto kërkesa dhe premtoi që do t’i delegojë ato për t’i shqyrtuar dhe brenda një afati kohor 24h deri në 48h do të përgjigjen me vendimin përfundimtarë për këto kërkesa. Deri atëherë mbetemi në pritje dhe me shpresë që këto kërkesa të miratohen dhe të na kumtohen vendimet përfundimtare në mënyrë që të gjitha sektoret e hotelierisë dhe gastronomisë gradualisht të fillojnë punën”, thuhet në reagimin e tyre.