Sot me fillim nga ora 20:45, Kosova do të përballet me Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.
Sipas medias suedeze, Aftonbladet, talenti 20-vjeçar i Juventusit, Dejan Kulusevski nuk do të startojë sonte ndaj Kosovës, përcjell Gazeta Express.
Në vend të tij do të startojë Emil Forsberg, i cili ishte në stol në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.
Kulusevski është lojtari me vlerën më të lartë në treg në ekipin kombëtar të Suedisë. Ai nga Transfermarkt vlerësohet me 45 milionë euro.
Ky është formacioni që Janne Andersson pritet ta hedhë në fushë sipas mediave suedeze:
Kristoffer Nordfeldt – Mikael Lustig, Victor Nilsson Lindelöf, Filip Helander, Ludwig Augustinsson – Viktor Claesson, Kristoffer Olsson, Sebastian Larsson, Emil Forsberg – Zlatan Ibrahimovic, Alexander Isak.