Real Madridi u kthye në stërvitje të enjten paradite, pas fitores së tyre në Copa del Rey ndaj Unionistas de Salamanca.
Skuadra e Zinedine Zidane filloi përgatitjet për udhëtimin e së dielës në Real Valladolid, me titullarët që morën pjesë vetëm në punë taktike.
Ndërkohë, Sergio Ramos stërviti i vetmuar në terrenet në Valdebebas me dhe pa top.
Lajmi më i mirë për Los Blancos ishte se Eden Hazard po bënte ushtrime me një top në këmbët e tij në fushat me bari.
Belgu nuk ka luajtur që nga dëmtimi i këmbës së tij kundër Paris Saint-Germain në nëntor, ndërsa rikthimi i tij në fushë pritet të ndodh në fillim të shkurtit.
Marco Asensio është gjithashtu në rrugën e rikuperimit, megjithëse ai nuk bëri asnjë punë me top të enjten.