Në qytetin e Vushtrrisë përgjatë 48 orëve të fundit nga testimet e bëra asnjë rast nuk ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Dje në këtë komunë janë kryer 10 teste, nga to 8 kanë rezultuar negativ, ndërkohë që dy të tjerët do të ri testohen sot.
“Puna e madhe e mantelbarëdhëve dhe shtabit komunal, masat që bashkë kemi marrë, bashkëpunimi e solidariteti qytetar po funksionojnë. Beteja jonë me Coronavirus po shkon drejt fundit. Ju lutem vazhdoni të bashkëpunoni, #rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”, ka deklaruar Sylejman Meholli, drejtor i shëndetësisë në Vushtrri.
E Vushtrria tashmë shënon 24 raste të konfirmuara zyrtarisht me Covid-19. Shumica nga to, janë nga fshati Smrekonicë i këtij qyteti. Fshat ky i cili tashmë gjendet në karantinë./ge
Statistikat e fundit me COVID-19 në komunat e Kosovës.