Skuadrat e futbollit kosovar, veç se janë në përfundim të parapërgatitjeve për filmin e stinorit të ri në futbollin tonë.
Përveç ndryshimeve që janë bërë në përbërje të futbollistëve dhe në shtab teknik,fatmirësisht përmirësime janë bërë edhe në infrastrukturën e stadiumeve.
Kushte të mira po shihet se do të ketë edhe stadiumi i Flamurtarit “Xhemail Ibishi” . “Foleja” e “Armatës Kuq e Zi ”, është e gatshme për edicionin e ri të garave që nis 27 gusht. Klubi i Flamurtarit, është përgatitur maksimalisht për këto gara, derisa synon ta realizojë një qëllim tw vetëm , rikthimin në Superligë.