Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Leorand Rexhajt. Ai po kërkohet për pesë vepra penale, raporton Express.
Sipas kërkesës për bashkëpunim të Policisë së Pejës, Rexhaj është në kërkim për posedim të paautorizuar të narkotikëve, vjedhje, mashtrim, kanosje dhe cenim i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve.
Ai është i denuar edhe me pesëmbedhjetë muaj burg për veprën penale: Posedim i paautorizuar i narkotikëve.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesë.