Lajmet e rrejshme që shqetësuan Xenin dhe Majlinda Kelmendin

Prishtinë | 04 Shk 2018 | 13:08 | Nga

Hapja e një ueb-sajti apo faqe në “Facebook” është bërë një mënyrë shumë e lehtë nga të gjithë.

Mirëpo, publikimi i lajmeve të rrejshme ndaj personaliteteve të njohura në vend ka ngritur shqetësime tek këta të fundit. Kemi rastin e këngëtarit nga Gjakova, Shkëlzen Jetishit dhe kampiones së xhudos, Majlinda Kelmendi.

Për Xenin u dha lajmi se ka ndërruar bashkëshortja e tij e që kjo u demantua nga vet këngëtari, shkruan Indeksonline

“Familjare, miq, dashamirë,shokë… po qarkullon në një portal se kam pas një fatkeqësi…..por s’është e vërtetë. Rrini pa merak se jemi gjithë familja shendosh e mire….me vije keq për shqetësimet qe ju kane sjelle…”, ka shkruar ai.

Ndërsa për Kelmendin, është hapur një profil fake në “Facebook”, që shkroi se asaj i është kurdisur loja me një serbe, mirëpo edhe ky doli të jetë lajm i pavërtetë.

Driton Kuka, trajneri i Majlindës, ka reaguar ashpër në lidhje me këtë raportim të mediave duke kërkuar që policia të merr masa.

“Majlinda s’ka Facebook, as Instagram as asnjë rrjet tjetër social! Miq të nderuar,media por edhe organet e policisë për krime kibernetike mundësisht të parandalohen matrapazët e mashtruesit me emër të Majlindës! Ju lutem që ky status të publikohet dhe të luftohet kjo dukuri në emër të Kampiones tone.

Mediat sidomos elektronike të gjitha e dinë që Majlinda s’ka fb prandaj lajmi i dhënë prej disa portaleve është jo korrekt dhe për përfitime të ulëta!”, ka shkruar trajneri i xhudos, Kuka.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme