LAJMI I FUNDIT: Trump vendos për Iranin

Prishtinë | 08 Pri 2026 | 00:58 | Nga Ekonomia Online

Presidenti amerikan, Donald Trump, bie dakord për një armëpushim dyjavor nëse Irani hap Ngushticën e Hormuzit.

Trump ka deklaruar se, pas diskutimeve me udhëheqjen e Pakistanit, mund të arrihet një armëpushim mes SHBA-së dhe Iranit, nëse pranon të lejojë qarkullimin. 

“Jam dakord të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh,” është shprehur ai.

“Ky do të jetë një armëpushim i dyanshëm!”

Trump shtoi se do të pranojë armëpushimin dyjavor “me kusht që Republika Islamike e Iranit të pranojë hapjen e PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURT të Ngushticës së Hormuzit.”

Të ngjashme