Sharlatan!
Mund ta shërbesh kafenë edhe me gotë, ama Kosova nuk është gotë, është filxhan.
Këso lloj frazash amvisërie nuk janë kujtuar të bëjnë as në Neolit – kohën e Gurit, kur filxhanin e bënin prej eshtrave.
Ia përmendi Sami Frashërin, i cili e ka shkruar romanin e parë turk: ‘Dashuria e Talatit për Fitneten’.
Presidenti Erdogan sigurisht që nuk e ka lexuar. Se me pas mend as vet nuk e kisha lexuar.
S’besoj as që në blogun tim gjendet dikush që e ka lexuar.
Anipse sipas fesë islame ‘nuk ka mëkat origjinal’, sipas meje Albin Kurti po e bën njē mëkat origiinal, duke mos
iu bindur krijuesit të Kosovës – Amerikës.
Askush para tij nuk ka qenë anti-amerikan.
Qëllimi suprem i Albinit është pushteti, e lakmia e tij për pushtet absolut e ka bërë Kosovën, jo filxhan, por Çmendinë.
Prandaj, më i fuqishëm ndjehet që e refuzon Amerikën se sa që e udhëheq Kosovën.
Po. Refuzimi ta jep njëfarë pushteti, sepse gjithmonë bëhet siç do Ai që nuk do!
Ama, ‘The rules of fair play do not apply in love and war.”
Por, Serbia mund ta njoh Kosovën shtet dhe pastaj, pasi të themelohet Asociacioni, ta tërheq njohjen e Kosovës.
Prandaj, as njohja reciproke nuk është garanci e marrëveshjes.
P.S. Përndryshe, Getinjo po duket sikur në jetën e tij s’ka parë femër me sy – u bë sevapi i Zotit me të.
U gëzu shumë që ka pranu një femër me ‘kalu’ me të.