Përveç që sigurojnë ‘kamionë’ me vitamina në trupin e njeriut, lakra jeshile përmban edhe disa glukozinolate duke përfshirë glucobrasicin, glucorafanin dhe sinigrin.
Kur hani lakër jeshiile, këta përbërës konvertohen në isotiocianate në traktin tuaj të tretjes, njofton Klan Kosova.
Një numër i madh i provave thonë se izotiocianat mund të ndihmojnë në parandalimin e kancerit dhe në disa raste edhe të zvogëlojnë rritjen e tumoreve kanceroze.
Izotiocianatet punojnë me magjinë e tyre kundër kancerit duke eliminuar kancerogjene të mundshme nga trupi, mbrojnë dëmtimin e ADN-së dhe stimulojnë vetëshkatërrimin e qelizave kancerogjene.
Shumica e studimeve që lidhen me isotiocianatet tregojnë se lakra jeshile ndihmon të luftohet kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i gjirit.
Por ka gjithashtu dëshmi se lakra jeshile dhe ushqimet e tjera që përmbajnë glukozinolate mund të sigurojnë gjithashtu mbrojtje kundër kancerit të prostatës, kancerit të vezoreve dhe kancerit të fshikëzës.