Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Alma Lama, në seancën e sotme tha se është hera e fundit që mund ta marr fjalën në foltoren e Kuvendit.
Gjatë fjalimit Lama i falënderoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për mundësinë dhe besimin qe ia dhanë qytetarët.
“Si deputete e Kosovës gjatë këtyre viteve të bëhemi zëri i atyre qe nuk kane zë, kame ngritur zërin për mbrojtjen e integritetit tone kombëtare, për te drejtat e grave, për një shoqëri pa diskriminim”.