Lambda quhet varianti më i ri i Covid, i cili tanimë është përhapur në 31 vende të botës. Australia u bë kombi i fundit që e konfirmoi. Ky variant ka tërhequr vëmendjen e krerëve të OBSH pasi po rrezikon situatën në vendet si Britani, SHBA dhe Gjermani.
Mendohet që ky variant e ka origjinën në Peru, dhe që ka qarkulluar në fakt që verën e kaluar, por tani e njohur zyrtarisht përbën gati 81 % të rasteve në Amerikën e Jugut.
Mjekët që monitorojnë rastet kanë shprehur frikën se përhapet shumë më lehtë se llojet e tjera, përfshirë versionin indian.
Megjithatë shkencëtarët janë në pikëpyetje për transmetueshmërinë e vërtetë të variantit, duke qenë se ai thuhet të ketë qarkulluar edhe në Britani në muajn shkurt dhe ende nuk ka shkaktuar një valë të re.
Vaksinat duket se kanë luajtur rol në frenimin e përhapjes së këtij varianti, sidomos vaksinat Pfizer dhe Moderna.
Varianti i njohur për shkencëtarët si C.37, u shënua si një ‘variant interesi’ nga OBSH muajin e kaluar për shkak të transmetueshmërisë së tij të lartë.
Profesor Pablo Tsukayama, nga Universiteti Cayetano Heredia në Lima, thotë se Peru është orgjina pasi përbën 82 % të rasteve aktuale në atë vend.
Për Financial Times ai shtoi se ky variant përbënte vetëm një në çdo 200 mostra në muajin dhjetor, kur ka qarkulluar për herë të parë.
‘Kjo do të sugjeronte që niveli i tij i transmetimit tani është më i lartë se çdo variant tjetër,’ thekson profesori.
Ndërsa Jairo Mendez Rico, një këshilltar për sëmundjet virale në Organizatën Shëndetësore Panamerikane, ka thënë se për momentin nuk ka asnjë provë që sugjeron se është më agresive sesa variantet e tjera.
“Është e mundur që ajo të ketë një shkallë më të lartë të infektimit, por duhet të punohet më shumë për të parë nëse është më agresiv në sëmundshmëri”.
Varianti Lambda sipas analizave laboratorike duket se ka një grup të pazakontë mutacionesh krahasuar me variante të tjera. Ai mbart mutacionin L452Q, për të cilin shkencëtarët thonë se e bën atë më të transmetueshëm.
Alarmi për ashpërsinë e variantit u ngrit për herë të parë nga Ministria e Shëndetësisë në Malajzi. Edhe Shëndeti Publik Anglez e ka vendosur Lambda-n nën hetim në qershor pasi gjashtë raste u zbuluan tek udhëtarët e kthyer nga Peruja.
Shkencëtarët kilianë që studiuan mostrat e gjakut të marra nga mjekët fillimisht gjetën se varianti Lambda kishte mutacionin L452Q.
Mutacioni është i ngjashëm me mutacionin L452R në variantet Delta dhe Epsilon të cilat studiuesit besojnë se e bëjnë atë më infektues.
Virologu i Universitetit të Queensland, Kirsty Short thotë se gjithsesi duhen më shumë kërkime para se të klasifikohet zyrtarisht më infektiv sesa varianti Delta.