PSG janë në bisedime për yllin e Interit, Mauro Icardi, për të zëvendësuar Neymar, që vazhdon të jetë i lidhur me një kalim te Barcelona.
Sipas TMW, Icardi më në fund ka kuptuar se nuk ka vend te Inter, pasi i është marrë numri 9 pas transferimit të Romelu Lukakut, përcjell lajmi.net.
Argjentinasi, ende nuk është i përgatitur për një kalim te Roma apo Napoli, ndërsa Interi po refuzon të përforcojë Juventusin.
Me kalimin e kohës, Icardi duket i përgatitur për të marrë në konsideratë transferimin jashtë Italisë, saktësisht te PSG.
Por, e gjithë kjo varet nga Neymar, nëse do të arrijë të kompletojë rikthimin te Barcelona deri në mbylljen e afatit kalimtar.