Lani: Nuk ka arsye për grevë, SBASHK-u po bën shkelje

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 16:03 | Nga Arlinda Sejdiu

Shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Dr. Ibrahim Rugova”, në Obiliq, ndërrimi i pasdites, nuk i është përmbajtur thirrjes së sindikatave për  grevë.

Xhavit Lani, përfaqësues i Këshillit iniciues i mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën në nivel të Kosovës, tha përmes telefonit për Ekonomia Online, se grevë ka mbajtur vetëm ndërrimi i paradites në këtë shkollë.

“Thirrjes për grevë i është përgjigjur vetëm ndërrimi  paradites, ndërsa ndërrimi i pasdites ka vazhduar të mbajë mësimin”, tha ai.

Lani, thotë se nuk e përkrahin këtë grevë dhe nuk e kanë përkrahur as grevën tri-javëshe që ishte në janar.

“Nuk ka arsye të vazhdohet me grevë, derisa të merret një vendim definitiv”, tha ai.

Madje ai pati edhe një ankesë për SBASHK-un.

“SBASHK-u, nuk pranon me u taku me ne pasi ka bërë shkelje. Ne i kemi thënë që mos të pranojnë Ligjin për Paga që në fillim”, tha ai.

Të ngjashme