Mos u rrëmbeni nga gëzimi i madh kur blini një veshje të re, më parë lajini ato. Sipas një eksperti të tekstilit, moslarja e rrobave pasi i keni blerë nuk është mirë, pasi kështu merrni një numër të madh mikrobesh e bakteresh në trupin tuaj.
Ekspertja e prodhimit të rrobave, Lana Hogue, paralajmëron se moslarja e rrobave të reja menjëherë pasi t’i keni blerë ato ju vendos në një rrezik nga sëmundje të lëkurës, për shkak të proceseve të rënda nëpër të cilat kalojnë rrobat në fabrika para se të arrijnë tek blerësit.
Hogue shpjegoi për Elle.com se ngjyrat që përdoren për t’i ngjyrosur rrobat nuk janë të mira për lëkurën.
“Absolutisht duhet t’i lani gjithmonë rrobat para se t’i vishni. Shumica e kimi-kateve që përdoren në fabrikat e prodhimit të rrobave janë të dëmshme për lëkurën”, tha ajo.
Lara Hogue zbuloi se shumica e rrobave, madje edhe pambuku, trajtohet me substanca kimike.