Është lansuar aplikacionin për celular “Prishtina Ecë” i cili është një hartë interaktive shumë gjuhësore, raporton EkonomiaOnline.
Hillen Franche, përfaqësuese kryesore e bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë tha se është e rëndësishme të kontribuohet në ruajtjen e kulturës.
“Jam shumë e lumtur të jem këtu, kam ardhur këtu para disa javëve, kjo është pjesë e një projekti të madh. Kjo që duam të bëjmë është rehabilitimi i kulturës është e rëndësishme të mbështesim kulturën në përgjithësi. Ne do të japin kontributin tonë dhe do të japim kontributin, ne kemi qenë pjesë e restaurimit të kullave. Ne do ta vazhdojmë bashkëpunimin në të ardhmen kështu qe faleminderit”
Edhe Marra Gazideda, menagjere e protofolisë së qeverisjes, programi i OKB-së në Kosovë, se është e rëndësishme që kultura përmes digjitalizimit të ruhen dhe të mbetën në kujtesën e njerëzve.
“Ju faleminderit që jeni këtu në këtë darkë është mirë që jeni këtu dhe po e japim mbështetjen tonë, për kulturën. Kultura gojore është shumë e rëndësishme është punë që ka qenë jo e lehtë që është dashur të mbledhim materiale intervista. Kur bënim intervista ata jepnin rrëfime interesante, kjo është shumë rrugë e mirë për të promovuar dialogun. Digjitalizimi i personave që do të mbeten në histori është shumë e mirë që kanë jetuar në Prishtinë para 100 apo më shumë viteve”, tha ajo.
Prishtina Ecë është një hartë interaktive shumë gjuhësore, e cila u krijua për të akomoduar këto gjurmë të mbledhura në video, audio dhe tekst.
Aplikacioni përbëhet nga katër Shëtitje tematike: Nga a la Turca në a la Franga; Asfalt për përparim; Të 90-tat e gjata; dhe Memoryscapes, të cilat përmbajnë gjithsej tetëdhjetë e katër vendndodhje të ilustruara nga njëqind e dhjetë video të shkurtra që zbulojnë qytetin nga perspektiva e banorëve të vet.
Projekti është financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon në Stabilitet dhe Paqe (IcSP) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë.