Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka lansuar data-bazën për tregtinë në shërbime, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi tha se sektori i shërbimeve është segmenti më i rëndësishëm që kontribuon në punësim.
“Veprimtaritë e shërbimeve kanë mbuluar 74% dhe ka punësuar 85%. Eksporti i tregtisë ka arritur vlerën 1.6 miliard euro në vitin 2019. Vlen të theksohet se kjo është vetëm një platformë e suksesshme për tregtinë në shërbime”.
Ndërsa Ricardo Serri, nga Zyra e BE-së, vlerësoi se shërbimet janë pikë kyçe në ekonomi. Ai poti një lutje institucionet që të ruhet fuqia punëtore në vend.
“Kjo është shembull i artë që dëshmon se përderisa flasim për zotime ajo nuk është diçka që nuk sjellë përfitime. Ajo sjellë përfitime për popullin e Kosovës tregtia dhe shërbimet. Roli që mund të kryhet për integrim nëpërmjet CEFTA-s mund të nxjerrë benefite”.
“Është me rëndësi ratifikimi i protokolleve të caktuara, është me rëndësi të tejkalohen vështirësitë për hir të partnerëve për ekonominë e Kosovës të krijojmë kushte për zhvillim ekonomik. Po lansojmë këtë mekanizëm të rëndësishëm dhe parimisht do të duhej ta lehtësojnë tregtinë dhe shërbimet duke krijuar këtë pikë kontakti për shërbime të hiqen barrierat për tregti”.
“Kjo na vije falë BE-së dhe partnerëve tanë dhe është punë e përbashkët. Do ta lusja ministrinë, Qeverinë që të mbajnë fuqinë punëtore në mënyrë që të ketë vazhdimësi në këto projekte”.
Mark Barret, udhëheqës i projektit GIZ, tha se përmes këtij projekti dëshmohet se zbatimi i MSA-së është shumë praktikë dhe rrugë e sigurt drejt integrimit në BE, raporton EO.
“Ne kemi zbatuar në emër të qeverisë gjermane. Edhe në këto rrethana pandeminë ja kemi dal që të përfshihemi në disa aktivitet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit. Mendoj që zhvillimi i kësaj pike tregon sesi procesi i integrimit me MSA është shumë praktik”.
“Normalisht ka shumë diskutime dhe ajo që zbatohet nëpërmjet këtij procesi bëhet shumë reale dhe ka të bëjë me përmasimin e gjendjes ekonomike. Mendoj që është diçka që ndihmon në rrugëtimin e Kosovës përpara. Pika kontaktuese me shërbime lidhur me këtë projekt që do të zbatoj për shërbime të BE-së. Krijimi i kësaj pike kontaktuese është hapi i parë drejt integrimit”.