Lansohet faza e dytë e programit “EJA Kosovë”, përfshihen 200 programe me 2.5 milionë euro për 5 vitet e ardhshme

Prishtinë | 04 Qer 2024 | 15:27 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ka lansuar fazën e dytë të programit “EJA Kosovë”, me ç’rast ka ndarë edhe çmimin për Demokraci për vitin 2023, raporton Ekonomia Online.

Ky program përfshin rreth 200 grante në një shumë të përgjithshme prej rreth 2.5 milionë euro për 5 vitet e ardhshme, si përkrahje për organizatat jo qeveritare, nisma të paregjistruara dhe individë që angazhohen drejt nxitjes se një shoqërie me gjithëpërfshirese dhe demokratike.

Drejtori ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha, ka theksuar se “EJA Kosovë”, prejse ka filluar faza e parë e këtij projekti, janë përfshirë mbi 30 mijë qytetarë në forma të ndryshme.

“Gjatë fazës së parë të filluar ne vitin 2019, ka ndara me shumë se 2.3 milionë euro nëpërmjet 98 granteve të shumave e natyrave të ndryshme, me ana te të cilëve ka përfshirë drejtpërdrejtë mbi 30,000 qytetarë të Kosovës ka trajtuar mbi 850 çështje me interes për ta, e ka arritur ndryshime në dhjetëra sektorë te ndryshëm, ne të gjitha rajonet e Kosovës. Prej kur ka filluar faza e parë e programit “EJA Kosovë” vitin 2019 bota ka ndryshuar shumë. Por ka mbetur e pandryshuar nevoja që qytetarët të jenë vazhdimisht të vëmendshëm të informuar e të angazhuar për lagjen fshatin qytetin vendin por edhe planetin si rruga e vetme që edhe problemet më serioze të trajtohen e tejkalohen”, ka thënë Hoxha.

Ai shtoi se si program i përqëndrues në përfshirje të qytetarëve “EJA Kosovë” do të vazhdojë që edhe gjatë pesë viteve të ardhshme të përkrah organizata të shoqërisë civile nisma e individ në punën e tyre për t’i u bërë zë i qytetarëve të Kosovës

Ambasadori e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher, ka theksuar se demokracia nuk është vetëm një sistem qeverisje, por një shprehje qenësore e dinjitetit njerëzorë, duke i dhënë zë gjithsecilit.

“Kjo është arsyeja pse që nga fillim i angazhimit të Zvicrës në vend, mbështetja për Kosovën forcim të demokracisë ka qen një aspekt thelbësor i punës tonë”, tha Sprecher.

Kurse ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, theksoi se barazia, prosperiteti mirëqenie dhe cilësia e jetës për të gjithë qytetarët janë thelbësore si për shoqërinë ashtu edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Ai shtoi se Suedia e mbështetë KSCF-në dhe falënderon shtetin zviceran për bashkëpunimin e mirë.

“Suedia mbështetë akterët e shoqërisë civile në Kosovë sepse janë të nevojshëm për zhvillimin demokratik. Grantet e EJA-s janë një shembull i mirë se si kontributet e ndryshme në shoqëri mund të hapin rrugën për zhvillim. Suedia e mbështet KSCF-në dhe jemi shumë krenar dhe kemi nderin ta bëjmë këtë”, tha ai.

Ndërsa, Kosovare Sadiku, mori çmimin par demokraci 2023 i ndarë nga KCSF-ja.

Sadiku ka theksuar se hapësirat publike janë thelbi i komunitetit, vendi ku njerëzit mblidhen, bashkohen dhe ndërtojnë lidhje.

“Një komunitet aktiv është thelbësor për zhvillimin e një shoqërie të drejtë dhe demokratike, ku secili individ ka zërin dhe rolin e tij në proceset vendimmarrëse. Kjo përbën thelbin e angazhimit tonë dhe arsyen për çka ekziston organizata YARL dhe Festivali i Arkitekturës. Prandaj natyrshëm ju bëj thirrje të gjithëve që të vazhdoni të mbështesni nisma të tilla dhe të angazhoheni në aktivitete që zhvillojnë demokracinë dhe mundësojnë përfshirjen qytetare“, ka theksuar ajo.

Faza e dytë e programit “EJA Kosovë” vazhdon të bashkëfinancohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) dhe Suedia.

Të ngjashme