Lansohet Fondi për Inovacion dhe Ndërmarrësi, do të mbështesë rininë, gratë dhe grupet e margjinalizuara

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 12:12 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë (MIN) ka hapur “Fondin për Inovacion dhe Ndërmarrësi” për organizatat joqeveritare, i cili do të mbështesë projektet që kontribuojnë në promovimin e zhvillimit të inovacionit dhe ndërmarrësisë në Kosovë.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, kjo është ngjarja më e rëndësishme që nga fillimi i mandatit të ministrisë që ai udhëheq.

Beqaj shtoi se ky program ka për synim t’i përkrah inovatorët për ta zhvilluar konceptin inovativ, i cili duhet ta dërgojë Kosovën drejt digjitalizimit të ekonomisë, raporton Ekonomia Online.

“Kjo temë ka qenë dhe mbetet rruga më e fuqishme për avancimin ekonomik dhe bashkëpunim evropian të Kosovës. Deri më tani raportet e progresit kanë dhënë sugjerime, investimi në sektorin privat dhe inovacion”.

“Ne do të tentojmë qe t’i përkrahim duke krijuar bazë legjislative dhe përmes financave. Ky program ka për synim t’i përkrah inovatorët për ta zhvilluar konceptin inovativ i cili duhet të na dërgojë drejt digjitalizimit të ekonomisë”.

Beqaj bëri të ditur se disa nga sektorët që do t’i mbulojë ky program janë teknologjia informative, shëndetësia, prodhimi.

Ai shtoi se sot do të fillojnë me OJQ-të, të cilat kanë qëllim t’i japin kontribut zhvillimit. Mbi këtë bazë, sipas tij, OJQ-të do të bëhen partnerë në shndërrimin e vendit në ekonomi të dijes.

Beqaj theksoi se synojnë qe të sigurohet mbështetje financiare për projekte inovative me efekt në ekonomi. Sipas tij, teknologjinë duhet ta shfrytëzojmë, jo vetëm për të humbur kohë në rrjete sociale, por për të hulumtuar, raporton EO.

Ai tha se programi do t’i përkrah të rinjtë, gratë në biznes dhe grupet e margjinalizuara.

“Kosova më mirë se rajoni konsiderohet se të rinjtë kane shpirt ndërmarrës. Kjo duhet të bëhet mbi bazën e përkrahjes në eksport. Ky subvencionim do t’i përkrah të rinjtë, gratë në biznes dhe grupet e margjinalizuara. Ministria nuk do të japë mjete pa kritere. Ne kërkojmë sot garën të hapet dhe të marrim ide sa më shumë në tri nivele”.

Beqaj tutje bëri të ditur se programi ka tri nivele, raporton EO.

“Niveli i parë shkon deri në 15 mijë euro. Niveli i dytë është niveli që shkon deri në 50 mijë euro dhe ka të bëjë me OJQ që kanë përvojë, ato që kanë pasqyra të audituara financiare. Niveli i tretë është niveli që konsiderohet që do t’i vihet në shërbim ekonomisë”.

Beqaj shtoi se për këtë program GIZ-i gjerman do t’i japë një milion euro dhe Ministria një milion. Sipas tij, në këtë procedurë po dëshirojnë të bashkëpunojnë edhe me partnerë të tjerë, si USAID, ADA etj.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, tha se kanë ndërmarrë hapa  konkret në politikat tatimore per t’ua lehtësuar punën ndërmarrjeve.

Ai bëri të ditur se në muajin qershor do të nënshkruajnë marrëveshje financiare me Bankën Botërore për të nxitur digjitalizimin e ekonomisë.

“Ministria e Financve ka në program perkrahjen edhe ndermarrjeve të vogla dhe të mesme. Kemi ndermarrë hapa konkretë në politikat tatimore për të lehtësuar punën. Në qershor do të nënshkruajmë marrëveshje financiare me Bankën Botërore për gjenerimin e të hyrave për të nxitur digjitalizmin e ekonomisë.

Drejtoresha e Shoqatës së Teknologjisë Informative të Kosovës (STIKK), Vjollca Qavolli, theksoi se hapja e një fondi të tillë ka qenë ëndërr për ta. Ajo tha se sektori I TIK-ut zhvillohet vetëm duke zhvilluar sektorët tjerë.

“Ka qenë endërr të jem në një ngjarje të tillë. Me kalimin e vitetve me promovimin e këtij sektori kemi paraparë disa hapa, dhe po e shoh që qeveria na ka qëndruar pranë. Ky fond është mëse i nevojshëm. Sektori i TIK-ut nuk zhvillohet në vete, zhvillohet duke zhvilluar sektorët tjerë”.

Arianit Dobroshi nga “Prishtina Hacker Space”, tha se një nga punët që kryejnë është edhe inkurajimi për mësimin edhe pas shkollave dhe këtë e bëjnë përmes ligjeratave e seminareve.

“Kemi mbedhur 15 mijë euro, e kemi gjetur një shtëpi te demoluar, të cilin e kemi rindërtuar për  nevojat tona. Ne inkurajojmë mësimin e vazhdueshëm dhe pas shkollës përmes ligjeratëvr dhe seminareve”.

Nga sot konkursi për këtë fond është hapur dhe OJQ-të e interesuara mund të aplikojnë me projektet e tyre.

 

Të ngjashme