Lansohet gara për video dhe fotografi me temën “Çka po të thotë Toka për jetën tënde nesër?”

Prishtinë | 14 Tet 2020 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Fushata e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) e quajtur ecokosovo3, që bashkoi të gjithë ata që duan një mjedis të shëndoshë me mesazhin e saj “Kur Toka flet, dëgjo!”, tani lanson garën për video dhe fotografi.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) përmes fushatës vetëdijësuese ecokosovo3 tani organizon garën për video dhe fotografi.Të gjithë të interesuarit ftohen të marrin pjesë në garë duke postuar fotografi apo video në Instagram, Facebook, apo Twitter me #ecokosovo3gara, duke shfaqur përgjigjën e tyre ndaj pyetjes “Çka po të thotë Toka për jetën tënde nesër?”. Më pas, secili garues duhet ti përgjigjet këtyre tri pyetjeve në status të fotografisë garuese.

Pyetjet janë:

  1. Si ka ndryshuar marrëdhënia juaj me mjedisin që nga COVID-19?
  2. Si e shihni rolin tuaj dhe rolin e të tjerëve në lidhje me mbrojtjen dhe vlerësimin e mjedisit tonë të përbashkët natyror?
  3. Si rezultat i COVID-19, a do t’i konsiderojmë dhe trajtojmë ndryshe hapësirat natyrore në të ardhmen? Nëse po, si?

Gara fillon me 12 Tetor dhe do të zgjasë deri me 30 Nëntor të këtij viti. Do të ketë gjithsej tetë fitues, katër për fotografinë më të mirë dhe katër për videon më të mirë. Fituesit e fotografisë do të marrin nga një aparat: Canon EOS 4000D + EF-S 18-55mm DC Value Up Kit. Fituesit e videos do të marrin nga një kamerë: GoPro HERO7 Camera Silver.

Rregullat e garës:
1. Like/Follow faqën @ecokosovo
2. Postoni videon apo foton në Instagram, Facebook, apo Twitter
3. Përdorni hashtag-un #ecokosovo3gara apo #ecokosovo3competition
4. Përgjigjuni në të tre pyetjet më lartë 
5. Fotografia/video duhët të jetë e përshtatur në temë
6. Video nuk duhët të jetë më e gjatë se 90 sekonda

Ky është edicioni i tretë i fushatës vetëdijësuese ecokosovo, vazhdim i ecokosovo 1 dhe ecokosovo 2. Fushata vjen si pjesë e projektit të UNDP-së, Healthier Kosovo/Kosovë e shëndetshme, e implementuar nga UNDP, Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara që synon të kontribuojë në zvogëlimin e sëmundjeve të lidhura me mjedisin.

Për më shumë informata ndiqni:

www.instagram.com/ecokosovoofficial/

www.facebook.com/ecokosovo

www.twitter.com/ecokosovo

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme