Lansohet Insituti “Epik” që mbështet integrimin evropian të Kosovës

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Është lansuar sot “Instituti i Kosovës për Politikat Evropiane”, apo “European Policy Institute of Kosovo” (EPIK), një organizatë e pavarur dhe e specializuar në fushën e integrimit evropian.

Taulant Kryeziu, kryesues i Bordit ekzekutiv të këtij instituti, ka thënë për “Zërin” se ky institut do të shërbejë si adresë për mediat, institucionet dhe të gjitha palët e interesuara për çështjet që lidhen me procesin e integerimit të Kosovës në BE.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të konsolidoj të gjitha resurset e disponueshme për të mbështetur procesin e integrimit evropian.

“Ne kemi krijuar institutin EPIK, si një kontribut modest për procesin e integrimit Evropian. Ne do t’i zbatojmë politikat publike në bashkëpunim me institucionet dhe partnerët ndërkombëtar, por do të mbajmë pushtetin përgjegjës për veprimet e tij – gjithnjë duke besuar në një Kosovë më të mirë Evropiane”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme