Është bërë lansimi i platformës “Bëhu Zëri Im”, që do të shërbejë si pikë referente në përfaqësimin e interesave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitim dhe të Mbijetuarit e Torturës (QKRMT), tha se i kanë mbështetur gratë e mbijetuara të dhunës seksuale gjatë luftës.
Sipas saj, qëllimi i platformës është që ta ngrisin zërin për krimet e heshtura duke mundësuar dokumentimin dhe ndërkombëtarizimin e tyre.
“Ideja për krijimin e platformës ka filluar në vitin 2018. Kjo platformë ka për qëllim të qojë edhe më tej kauzën ta ngrisë edhe në nivel ndërkombëtar sepse janë krime të heshtura sepse ky krim nuk është lehtë të dokumentohet. Ne mendojmë që përmes kësaj platforme ta fuqizojmë zërin. Platformë që për tre vite mëton t’i dokumentojë edhe raste tjera për tri vjet të tjera”.
“Të jemi zë i fuqishëm dhe të krijojmë një bazë të mirë për të bashkëpunuar me organizata. Dhuna seksuale në Kosovë ka lënë pasoja. Kjo platformë përveç dimensionin nacional do të punojë edhe në nivel ndërkombëtar për ta adresuar këtë çështje”.
Mirlinda Sada, drejtoreshë ekzekutive e “Medica Gjakova” tha se lufta që është zhvilluar në Kosovë ka lënë shumë pasoja dhe se përkrahje për të mbijetuarit është obligim i të gjithëve pa përjashtim.
“Na duhej kohë të ballafaqoheshim që të flasim për këtë temë sepse frika ishte shumë e madhe sa vetë krimi i dhunimit. E kuptuam sa e rëndësishme është përkrahja për to. Për fat të mirë shumë gra dhe burra mbijetuan”.
“Me shumë frikë pas disa viteve pranuan atë çfarë ju ka ndodhur. Ishin këto katër organizata jo qeveritare që vazhdojnë të përkrahin të mbijetuarat e dhunës seksuale në Kosovë. Në mesin e shumë pasojave ndikime emocionale edhe në familje”.
Përderisa Veprore Shehu, drejtoreshë ekzekutive e “Medica Kosova”, theksoi se është e lumtur që është pjesë e kësaj platforme.
“Do të dalim me një zë të koordinuar në mbështetje të kauzës dhe rehabilitimit në shoqëri të mbijetuarave të dhunës seksuale. Konsideroj se gjatë këtyre viteve jemi bazuar në përvojë tonë me gra sepse ky proces si rehabilitimit ka shkuar në disa faza dhe nuk kanë qenë të lehta fare. Sa shumë emocione dhe mund kemi investuar për të qenë afër tyre”.
“Mbi të gjitha kemi parë një përparim sado të vogël te këto gra. Ka qenë sfiduese mi pa cilat janë familjet që kanë të vrarë brenda shtëpive duke supozuar se gratë e asaj familje mund të jenë përballë dhunës drejtpërdrejtë. Kanë kaluar disa vite kur është themeluar edhe dega e psikologjisë. Prandaj nuk ka qenë e lehtë të shpalosim oferta tona”.
Kadire Tahiri, drejtoreshë ekzekutive në QPDG, tha se kanë bërë përpjekje maksimale që të mbështesin të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Të mbijetuarat e luftë s’kanë kaluar shumë sfida dhe ne u kemi hapur derën. Fatkeqësisht te institucionet nuk kanë gjetur sa duhet. Edhe situata shëndetësore e tyre është jashtëzakonisht e vështirë”.
Deputetja e VV-së dhe e mbijetuara e dhunës seksuale Vasfije Krasniqi, fillimisht ai ka uruar suksese organizatave që merren me këtë çështje, duke shtuar se ende duhet bërë punë të këtë drejtim.
“Unë e di se shumë prej viktimave kanë mbështetje vetëm nga shoqatat duhet të punohet më shumë. Fillimisht na duhet me punuar me familjet e të mbijetuarve të dhunës. Dhe ju uroj suksese dhe do ta keni përkrahjen time”.
Ndërsa deputetja e PDK-së Eliza Hoxha , tha se duhet bashkëpunim në mënyrë që të dëgjohet zëri i të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës, EO.
“U përmend se kauza fuqizohet shumë më shumë dhe duhet të bëhemi bashkë që të ngrisim zërin për të mbijetuarve të dhunës seksuale”.