Administratori i Agjencisë së ShBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Mark Green, takoi të rinjtë me rastin e lansimit të platformës së internetit “Të rinjtë prijnë”.
Green, u shpreh i impresionuar nga puna e të rinjve kosovarë, raporton Ekonomia Online.
“Faleminderit për mundësinë që të jem këtu me ju dhe me të vërtetë jam i impresionuar nga ajo që pash”.
“Ju e dini se ne kemi në USAID kemi një nismë që quhet ‘Udhëheqja globale nga të rinjtë’. Sot ne po e lansojmë faqen kosovare të udhëheqjes globale të të rinjve, tha ai.
Sipas tij, kjo nismë u mundëson të rinjve që të bashkohen dhe të këmbejnë ide së bashku që të dalin me ide të reja për punë të mëtutjeshme.
“Hapja lansimi i faqes ‘Youth Lead apo Udhëheqja globale të të rinjve’ në Kosovë ka të bëjë me atë se çka mund te bëjë kjo për të rinjtë e Kosovës. Mirëpo ajo çka është me e rëndësishme ka të bëjë me atë se çka mund të bëjnë të rinjtë e Kosovës për t’i kontribuar botës”, tha më tej ai.
“Kjo do të jetë një mundësi që të rinjtë nga mbare bota të vendosin lidhje me të rinjtë e Kosovës dhe të mësojnë mbi punët e mira që po bëhen këtu”.
“Ne te gjithë e dimë se në botë ka shumë sfida, por duke shëtitur këtu sot dhe duke parë shumë aplikacione dhe ide të ndryshme unë jam i bindur se e ardhmja është e ndritur”, tha ai
“Youth Lead na përkujton se nuk ka sfidë problem që është tepër i madh që të rinjtë mos të gjejnë zgjidhje dhe të mos dalin me ide për ta tejkaluar. Ne jemi krenar për punën që janë duke bërë të rinjtë në Kosovë”, tha ai.
LEXONI EDHE: