Ambasada e Francës në Kosovë ka lansuar të martën projektin e barazisë “Për të gjithë së bashku”, pas rritjes së lëvizjeve anti-LGBT+, teksa u premtua më shumë angazhim për të luftuar diskriminimin ndaj tyre, raporton Ekonomia Online.
“Ky projekt synon t’ju japë më shumë mjete për të sfiduar diskriminimin duke organizuar konferenca rajonale, seminare, kurse trajnimi, përmbajtje dixhitale, përmes përfshirjes jo vetëm të aktivistëve, por edhe të ekspertëve, studiuesve, studentëve, mësuesve dhe shumë të tjerëve”, tha ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot.
Ai ka theksuar se kohëve të fundit ka një rritje të lëvizjeve kundër grave dhe anti-LGBT+, të cilat sipas tij kërcënojnë dhe minojnë përparimin që është bërë drejt lirisë dhe barazisë.
Guérot ka thënë se janë të përkushtuar për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie ku çdo individ respektohet dhe vlerësohet.
“Këto lëvizje përhapin dezinformata dhe intolerancë, veçanërisht përmes mediave sociale dhe ndërveprimeve të përditshme. Këto veprime cenojnë të drejtat themelore dhe dinjitetin e individëve. Shpesh nën flamurin e ‘vlerave tradicionale’, ato kërcënojnë harmoninë shoqërore. Ata thjesht ju mohojnë juve, mua, neve, ‘të drejtën për të qenë vetvetja’. Unë jam ky që jam. Ne duam të jemi këta që jemi. Ne duam të duam atë që duam, përderisa bëhet me respekt dhe pëlqim. Njerëzit që qëndrojnë pas këtyre aksioneve janë të organizuar, financohen, kanë taktika dhe synime afatgjata. Si kundërpërgjigje, Franca, e mishëruar në vlerat tona – ‘Liberté, Egalité, Fraternité’, është e përkushtuar të qëndrojë kundër forcave të tilla përçarëse, të cilat i përjetojmë edhe në vendin tonë”, u shpreh ambasadori francez.
“Ky projekt synon t’ju japë më shumë mjete për të sfiduar diskriminimin duke organizuar konferenca rajonale, seminare, kurse trajnimi, përmbajtje dixhitale, përmes përfshirjes jo vetëm të aktivistëve, por edhe të ekspertëve, studiuesve, studentëve, mësuesve dhe shumë të tjerëve. Duke mbështetur këtë iniciativë, Ministria Franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Francës në Kosovë materializojnë angazhimin e tyre për të kontribuar në ndërtimin e një shoqërie ku çdo individ respektohet dhe vlerësohet. Jam shumë i privilegjuar që jam sot këtu dhe ju mund te llogaritni ne mbështetjen time dhe të stafit të Ambasadës gjatë ecurisë së zbatimit të projektit”, u shpreh tutje ai.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, tha se ndër arsyet e formimit të fondacionin ka qenë edhe mbrojtja e grupeve të margjinalizuara.
“Para 6 viteve kur kam themeluar fondacionin ‘Jahjaga’ shumë njerëz me kane pyetur edhe qëllimin kryesor pse kam marr këtë iniciativë. Të parën nuk do ta bëjë publike, të dytën për plotë 5 vite sa kam qenë presidente kam punuar fuqishëm jo vetëm në përmbushje e roleve që ka presidenti i vendit, por kam pasur disa tema që kam pasur shumë për zemër e ajo ka qenë investimi në gra, investimi në fëmijë dhe grupet e margjilanizuara që të kontribuojmë në agjendat e përgjithshme që kanë të bëjnë me demokratizmin e të drejtave të njeriut. Besoj që do të kontribuoj në ngushtimin më të madh të këtij hendeku. Ambasadori tha që ndoshta jemi nder vendet e pakta në rajon që ka adaptuar të gjitha ligjet dhe normat ligjore që kanë të bëjnë me këtë komunitet ato që kanë të bëjnë me përmbushjen e standardeve integruese evropiane por nuk jemi edhe aq të mirë sa i përket zbatimit të tyre. Një projekt i tillë do të ndihmonte shumë ne ngritjen e vetëdijes”, u shpreh Jahjaga.
E në emër të tri organizatave, Fondacioni Jahjaga, CSGD dhe CEL, foli Arber Nuhiu. Ai tha se viteve të fundit janë rritur lëvizjet kundër këtij komuniteti.
“Në vitet e fundit është vërejtur një fuqizim në rajon të lëvizjeve që quhen kundër barazisë gjinore, kundër të drejtave të njeriut. Lëvizje që paraqesin kërcënime serioze për përparimet e demokracisë liberale dhe progresin që e kemi bërë ne deri tash më rajon dejtë integrimeve të BE. Këto lëvizje shfrytëzojnë frikën dhe dezinfomimin që vënë në rrezik çështjen e barazisë gjinore dhe lirin themelore për personat LGBT+. Ky projekt i përbashkët, synon të adresoj në mënyre aktive dhe parandaloj me aq sa është e mundur përhapjen e kësaj retorike dhe këtyre veprimeve kundër të drejtave të njeriut”, u shpreh ai.