Në shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë të enjten është lansuar projekti “Siguria e fëmijëve në trafik”. Ky projekt ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e fëmijëve për rrezikun në komunikacion, ndërsa institucionet përgjegjëse u shprehën të bindur për rezultate pozitive, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha se ky aplikacion synon që t’i parandalojë aksidentet në komunikacion. Ai pati edhe një apel për prindërit. Ai tha se ky projekt ka për qëllim të parandalojë rreziqet e fëmijëve në komunikacion.
“Kam kënaqësi që po marrë pjesë në këtë aktivitet mjaftë unik, që do të lansohet shpejtë dhe do të lansohet tek fëmijët dhe ka te bëjë me sigurinë në trafik. Mobiliteti është njëri nder fokuset themelore, shpikjet e reja e ka të domosdoshme edhe çështja e sigurisë në trafik që në vendin tonë është njëra ndër sfidat themelore. Edhe në qytetet tona ka plane të mobiliteti që të orientohet nga i gjelbri. Sigurimi në trafik ndihmohet nga Policia e Kosovës, por edhe Ministria e Arsimit luan rolin e saj. Duke filluar nga shoferet që së pari duhet të gjithë sistemi të bëhet tek ta deri tek fëmijët. Prandaj që ky aplikacion ta bëjë punën e tij me idenë që në këtë dinamikë këtë kohë që prindërit nxënësit të përgatiten dhe të njohin rregullat dhe të kemi sa më pak aksidente në rrugët tona. Dua ta falënderoj shtetin gjerman dhe organizatën GIZ për ndihmën që po prodhon një aplikacion mjaft unik. Urojë që ky aplikacion të përdoret nga fëmijët prindërit”, tha Aliu.
E lumtur me këtë aplikacion u shpreh edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. Ajo tha se aplikacioni përmbyllë mirëqenien kolektive.
“Për fëmijët kujdesemi të gjithë. Prindërit, mësuesit dhe kujdesi për të vegjlit është e përbashkëta e rëndësishme. Dinamika e përshpejtuar në këtë kohë edhe e dukshme në rrugët dhe sigurt që të ketë siguri. Për këtë arsye kjo platformë përmbyllë mirëqenien kolektive. Është projekt i rëndësishëm dhe i qëlluar dhe në këtë kuadër ne kemi dhënë kontributin tonë është një nga aktivitetin shumta për kujdesin e sigurimit në rrugë të fëmijëve. Programi bazohet në njohuri te qarta që fëmijët të ndajnë njohuritë e duhura”, tha Nagavci.
Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Sylejman Halili, tha se në pesë vjetët e fundit janë përgjysmuar aksidentet të këmbësorëve me fatalitet.
“Sot patriotizëm është me shpëtu jetën me aktivitete të tilla por edhe në të kaluarën kemi dhënë kontribut të madh. Vetëm në pesë vitet e fundit 63 këmbësor kanë humbur jetën, ne kemi arritur që këtë numër ta përgjysmojnë. Aktivitetet tona do te vazhdojnë dhe jemi të përkushtuar maksimal në promovimin e projekteve të tilla”, ka thënë ai.
E drejtoresha e shkollës “Naim Frashëri”, Merita Haxhiu, falënderoi institucionet që kanë zgjedhur këtë shkollë për ta lansuar këtë projekt.
“Është një kënaqësi e veçantë që të shpreh falënderimet për zgjedhjet e institucionit tonë për lansimin e këtij projekti. Ky projekt është i shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin e fëmijëve. Jemi të bindur që ky projekt do të sjellë rezultate pozitive”, tha ajo.
Përfaqësuesi i Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Matthias Conrad, tha se ky aplikacion synon të përmirësojë sigurinë e fëmijëve dhe ta ngrisë vetëdijen.
“Ky aplikacion është inovacion unë jam burokrat. Kjo krijon ndryshim në jetën tonë dhe të fëmijëve tanë. Përdorim përvojën e shërbimeve civile dhe na shtyn në institucionet që te shkojmë përtej kufijve dhe të dalim me zgjedhje inovative. Ky është një projekt i përbashkët dhe po ashtu po e përkrahim me aq sa mundemi. Jo vetëm që synon të përmirësojë sigurinë e fëmijëve por edhe ngrit vetëdijen. Gjendemi në situata kur kemi pasur fat dhe kemi shpëtuar nga aksidentet dhe ky program ngrit nivelin e vetëdijes mbi ata se çka është siguria në trafik dhe si të sillemi”, u shpreh ai.