Tashmë është lansuar edhe promo zyrtare e Festivalit Hardh Fest 2018, që do të mbahet më 7, 8 dhe 9 shtator në Rahovec.
Promo zyrtare e edicionit të 17-të të festivalit “Hardh Fest” është e realizuar nga sponsori tradicional Artvision. Për ilustrimin e promos është kujdesur Florent Pista ndërsa muzika është përpunuar nga Elton Dema Shtavica.
Ndërsa, Me peisazh piktoresk e me pamje kah vneshta, me atmosferën e jashtëzakonshme n’Konak t’Rahovecit, me paraqitjen e Rockerëve më të mirë të rajonit si dhe me legjendën e Rockut, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, HardhFest do t’ju mirëpret me 7, 8 & 9 shtator në Rahovec.
Mos harroni, një gote verë shijon më shumë Me Pamje Kah Vneshtat