Ministria e Zhvillimit Rajonal (MZhR), ka lanësuar skemën e granteve në vlerë prej 1.4 milion eurosh në kuadër të projektit “Programi i zhvillimit rajonal të balancuar”, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast u organizua sesionin informues me përfituesit potencial me qëllim të informimit lidhur me këtë programin për dhe mundësit e aplikimit.
Rasim Demiri, Ministër i Zhvillimit Rajonal, tha se shuma e fondit është e orientuar në projekte që kontribuojnë në: Zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë; Përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje; Përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve.
“Ky është një program i cili i dedikohet ndërmarrësve të rinj si dhe bizneseve të vogla ekzistuese. Qëllimi i përgjithshëm i Programit për Zhvillim Rajonal të balancuar është zhvillimi socio-ekonomik rajonal i balancuar përmes përkrahjes së ndërmarrësve të rinj, bizneseve në 5 rajone ekonomike të Kosovës”.
“Shuma e fondit në vlerën 1 milion e 400 mijë euro, është i orientuar në projektet që kontribuojnë si zvogëlimin e papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës me theks të veçantë për rininë, përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial të rritjeve, përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve”.
“Sot do të keni rastin që gjatë sesionit informues të njoftoheni në detaje për mënyrën e aplikimit dhe kriteret e pjesëmarrjes në këtë skemë të granteve. Ministria e Zhvillimit Rajonal do të jetë e gatshme për bashkëpunim së bashku me 5 agjencie rajonale zhvillimore që të përkrahë përfituesit potencial me informatat e nevojshme”, tha ai.
Besim Kamberaj, tha se shuma që kërkohet nga autoriteti kontraktues mund të jetë 60% e kostos totale të projektit.
Ai më pas sqaroi se specifikta që duhet plotësuar ata që aplikojnë për grantet e ndara nga ministria.
“Fakti që shkelen rregullat e njohura ndërkombëtarisht të cilat mbrojnë të drejtat e punëtorëve në Kosovë projekti duhet të jetë në përgjithësi në përputhje me objektivat dhe prioritetet e kësaj thirrje për propozime dhe të garantoj financime nga MZhR d.m.th nëse një pajisje e caktuar blihet, besoj ata që kanë pasur një përvojë me grante tjera duhet të ketë edhe një mbishkrim që financohet nga Ministria e Zhvillimit Rajonal”.
“TVSh është shpenzim i pranueshëm për personat fizik dhe ndërmarrjet jo raportuese të TVSH-së. Çdo tentim për mashtrim për pajisjet e përdorura apo falsifikimi i faturave, vonimi i procedurave do të ndëshkohet sipas ligjeve në Kosovë. Është në interes të aplikantit të paraqesë buxhet realistë dhe efektiv për koston të cilin e paraqet me këtë projekt propozim”.
Qëllimi i kësaj thirrje për propozime është zhvillimi socio-ekonomik rajonal të balancuar përmes përkrahjes së ndërmarrësve të rinj në pesë rajonet ekonomike të Kosovës, raporton EO.