Universiteti Shtetëror i Arizonës (Arizona State University-ASU), i renditur si universiteti inovativ numër 1 në SHBA dhe Universiteti më i madh publik amerikan, ka përzgjedhur Kolegjin Universum për të qenë pjesë e Aleancës së Universiteteve me ndikim global të ASU/Cintana.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme, do të finalizohet ky partneritet e në të cilën do të marrin pjesë krerët shtetërorë e ambasadorë të akredituar në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të jenë në mesin e të ftuarve në këtë eveniment e që pritet të mbajnë nga një fjalë rasti.
Ky partneritet strategjik e transformon Kolegjin Universum në një lider të klasit botëror në aspekt operacional dhe dixhital, duke fuqizuar të gjithë studentët dhe stafin e UNI – Universum International College.
Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, sistemi i arsimit të lartë në Kosovë do të transformohet si rezultat i programeve akademike të dizajnuara nga një universitet i renditur në top universitetet më të mira amerikane, qasje direkte në materialet mësimore të ASU’së, avancim dhe zhvillim i stafit akademik dhe aftësive të tyre kërkimore, mundësi për diploma të dyfishta, projekte të përbashkëta kërkimore dhe bashkëprodhim shkencor, mundësi programesh shkëmbimi ndërkombëtar për studentë dhe staf, një platformë me lëndë online që janë të certifikuara nga ASU dhe mbështetje nga profesorët e ASU-së.
Kjo ngjarje do të përcillet LIVE nga Ekonomia Online