Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta këmbëngul se bisedimet me Lionel Messin mbi një kontratë të re janë në rrugë të mbarë.
Marrëveshja aktuale e argjentinasit skadon në qershor të këtij viti dhe muajve të fundit ka pasur shumë zëra për largimin e tij.
Megjithatë, Laporta, i cili bëri një pjesë kryesore të fushatës së tij zgjedhore aftësinë e tij për të bindur Messin të nënshkruajë një marrëveshje të re dhe të qëndrojë ka folur rreth kësaj çështje.
I pari i Barcelonës ka thënë se bisedimet po shkojnë mirë dhe ylli argjentinasi pritet ta vazhdoj qëndrimin në Camp Nou
“Me Messin gjithçka përparon në mënyrë adekuate”, ka thënë shkurtimisht Laporta duke folur për mediumin RAC1.
Presidenti i Barcës iu përgjigj disa pyetjeve të gazetarëve në aeroportin El Prat, me përgjigjen e Messit të përdorur si një pamje paraprake nga RAC1 këtë mëngjes.
Ndryshe, 33-vjeçar argjentinas deri tani këtë sezon ka shënuar 29 gola dhe ka bërë 13 asistime në 39 paraqitje në të gjitha garat.