Këngëtaret shqiptare së fundi mundohen shumë rreth postimeve të tyre në ‘Instagram’.
Imazhet që ato publikojnë në rrjetet e tyre sociale, prekin perfeksionin.
Editimet e tyre në imazhe, bëjnë që nganjëherë fansat e tyre të dëshpërohen me dukjen e tyre ‘live’.
Së fundmi, “pre e demaskimit” në rrjetet sociale ka rënë reperja e njohur nga Kosova, Tayna.
Dikush ka shkrepur një foto të artistes gjatë një koncerti dhe diferenca me fotot e saj në ‘Instagram’ është mëse e dukshme.
Reperja shfaqet larg perfeksionit të ‘Instagramit’, me grimin e lëkurën perfekte, përher e kuruar.
Megjithatë, rol në këtë diferencë të madh luan padyshim edhe pozicioni i fotos apo mënyra si është shkrepur.