Largimet nga LDK nisën më 1991, dikush krijoi parti, shumica dështuan në politikë

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 18:55 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës është parti që ka përjetuar ndarjet prej se është themeluar. Janë larguar shumica e themeluesve dhe zyrtarëve tjerë. Kanë themeluar edhe parti por kanë dështuar të etablohen në skenën politike. A do ta ndryshojë këtë trendë Vjosa Osmani, e cila është zyrtarja e parë e LDK’së që mund të përjashtohen me vendim partiak?

Çifti kinez, 2 të infektuarit e parë me Covid-19 në Itali i dhurojnë spitalit ku u kuruan 40 mijë euro

Prej se ishte themeluar Lidhja Demokratike e Kosovës është përballur edhe me procesin e largimit të njerëzve, kryesisht të fuqishëm.

Partia e parë e dalë nga LDK’ja është ajo e Halil Alidemës UNIKOMB, e cila ishte themeluar nga një grup i pakënaqur kryesisht të linjës enveriste në LDK.

Largimet tjera në LDK kishin ndodhur edhe në vitin 1993 kur ishte larguar Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha. Një vit më herët ishte larguar edhe Jusuf Buxhovi i cili kishte dështuar të merrte funksione partiake.

Në 1994, në Kuvendin e Dytë, prej LDK’ja ishte ndarë në dysh, kur një pjesë e madhe pasi në organet partiake kishin marrë funksione ish-të burgosurit politikë. Në atë kohë, edhe Fehmi Agani kishte paralajmëruar largimin por ishte bindur të kthehej në LDK bashkë me

Në Kuvendin e 25 shkurtit 1998, në Kuvendin e Tretë, largohen Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrazi, Zenun Pajziti, Ramë Buja, Jakup Krasniqi, Selatin Novosella.

Grupi i ish-të burgosurve politikë themelojnë partinë tjetër LBD me idenë e një LDK’je të re, të cilën e udhëheq Rexhep Qosja bashkë me Hydajet Hysenin dhe një pjesë të ish-zyrtarëve të LDK’së.

Largimet në LDK vazhdojnë edhe pas përfundimit të luftës.

Njëri prej themeluesve të LDK’së, Milazim Krasniqi largohet nga Partia e Rugovës në vitin 2000.

Nga LDK largohet edhe Bujar Bukoshi i cili pastaj themelon Partinë e Re të Kosovës. por që dështon të etablohet në skenën politike, duke u rikthyer prapë në LDK.

Edhe Edita Tahiri largohet pas përfundimit të luftës nga LDK’ja. Formon Alternativën Demokratike, me të cilën nuk arrin ndonjë sukses të madh në skenën politike.

Nga Partia e Rugovës duke pasur funksion partiak pas luftës largohet edhe Fadil Hysaj.

Pas luftës nga LDK janë larguar edhe Melihate Tërmkolli në AAK për t’u kthyer prapë në LDK, pastaj Blerim Kuçi, Haki Shatri etj.

Ndarja më e madhe në LDK ndodh më Kuvendin e Karrigeve. Në fund të vitit 2006, disa muaj pas vdekjes së Ibrahim Rugovës ndodh edhe ndarja më e madhe të cilës i prinë Nexhat Daci.

Bashkë me Dacin largohen edhe Adem Salihaj, Besa Gaxherri e Naser Rugova.

Ndërkohë, sot vendoset nëse Vjosa Osmani do të mbetet në funksione partiake apo do të shkarkohet siç ka kërkuar Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa.

Në krah të Vjosa Osmanit kanë dalë Fatmir Sejdiu, Haxhi Avdyli, Lumir Abdixhiku, Fatmir Rexhepi, Regjep Gjergji, Faton Peci etj.

Të ngjashme