Largimi i dinarit në Kosovë – Serbët në Graçanicë thonë se jetesa do të jetë më e vështirë

Graçanicë | 01 Shk 2024 | 15:53 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ndonëse sot ka hyrë në fuqi Rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës, e cila vendos që vetëm valuta euro të përdoret për pagesa me para të gatshme, qytetarët serb në Graçanicë po kërkojnë që të shtyhet për shkak se u “vështirësohet jetesa”, raporton Ekonomia Online.

Të enjten, Ekonomia Online ka qëndruar në këtë komunë e cila është e banuar me serb, e të cilët janë parë duke bërë pagesa me dinarë.

Disa qytetarë serb, thanë për Ekonomia Online, se meqenëse i pranojnë pensionet nga Serbia me dinarë, nuk e kanë idenë se s’i do t’ia bëjnë tash e tutje. Thonë se jetesa e tyre do të jetë më e vështirë tash e tutje.

Zoran Iliç, banor në Graçanicë kërkoi nga shefi i ekzekutivit që ta mendojë edhe një herë këtë vendim. Thotë për Ekonomia Online se dinari duhet të jetohet për përdorim, pasi pranojnë pagesa në dinarë.

“Kurti duhet ta mendojë më mirë këtë punë, sepse nuk pranojmë vetëm ne serbët pagesa me dinarë, por edhe shqiptarët, romët e të tjerët. Nëse nuk lejohen pagesat me dinarë, atëherë do të jetë e vështirë për të gjithë. Duhet të lejohet qarkullimi i dinarit, sepse paraja është para dhe nuk ka rëndësi nëse përdoren euro apo dinarë. Këtu shumë njerëz pranojnë pagesa me dinarë dhe do të jetë shumë e vështirë për serbët nëse nuk do të lejohen pagesat me dinarë”, thotë Iliç.

Ndërsa një tjetër, që nuk deshi të prezantohet, thotë se pas këtij vendimi, jetesa në Kosovë do të jetë më e vështirë për ta.

“Këtu është e vështirë për serbët të jetohet sepse ne e marrim pensionin në dinarë dhe tani nuk e di si do t’ia bëjmë. Jetoj i vetëm dhe nuk kam ide si do t’ia bëj në të ardhmen”, u shpreh ai.

Të ngjashme