Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari Lila, nuk po e sheh problem kalimin e projekligjeve, raporton Ekonomia Online.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kur u pyet për largimin e dy deputetëve nga kjo parti Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, tha se ata kanë qëndrime kundër në disa projektligje, por që në të tjerat duhet të votojnë.
“Kryesia vendos që me 10 të vazhdojmë me seancë e cila do të trajtojë pika e pa përfunduar nga seanca e kaluar”.
“Është e domosdoshme që 54 projektligje që janë në mes dy leximeve, të përmbyllen në këtë legjislaturë. Ne gjithsej jemi 62 deputetë, bashkë me grupin multi-etnikë, andaj ajo që mbetet kyçe është prezenca e tyre fizike në Kuvend”.
“Në rast se projektligjet nuk trajtohen në lexim të dytë ato kthehen. Ata kanë qëndrim që në projektligje të caktuar të marrin pjesë”, ka thënë ajo.
LEXONI EDHE: