Largimi i Listës serbe nga institucionet, betohen asamblistët e rinj në Zubin Potok

Prishtinë | 27 Dhj 2022 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Të martën në një sallë të improvizuar në fshatin Çabër të Zubin Potokut është mbajtur mbledhja konstituive për zëvendësimin e asamblistëve.

Në këtë seancë janë betuar 16 asamblistë, të cilët do të jenë në zëvendësim të asamblistëve nga Lista Serbe që kanë dhënë dorëheqje më 5 nëntor.

13 prej tyre janë shqiptarë dhe tre janë serbë.

Ndërsa numri i përgjithshëm është 19 asamblistë, ku tre nga ta nuk kishin dhënë dorëheqje më parë.

Seanca është udhehequr nga zv.kryesuesi i kuvendit, Vedat Mehmeti dhe arsyeja për mbajtjen e kësaj seance në Çabër është për shkak të barrikadave të vendosura në veri nga serbët lokalë që nga 10 dhjetori.

Për të parë nga afër këtë betim, ishte edhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Në mbledhjen e mbajtur për betimin e asamblistëve të rinj të komunës së Zubin Potokut, nuk kanë marrë pjesë tre asamblistët serbë.

Të ngjashme