Antonio Candreva pritet të largohet nga Interi në drejtim të Fiorentinës për t’i hapur rrugë kalimit të anësorit Federico Chiesa në Inter këtë verë.
Sipas Gazzetta dello Sport, Candreva është ndër lojtarët që Interi është duke kërkuar t’i transferojë për t’i përforcuar pozitat në krah.
E përditshmja italiane shkruan se zikaltrit janë duke i konsideruar pesë anësorë, Simone Verdin, Domenico Berardin dhe Matteo Politanon.
Megjithatë, Chiesa duket se është opsioni më i preferuar, i cili mund të joshet për një çmim prej 50-60 milionë euro.