Blero Muharremi ka qenë pjesë e polemikave javën e fundit për një këngë të fshirë nga YouTube.
Pasi e fshiu projektin me Albulena Ukajn për shkak të një mosmarrëveshje, tash sërish është fshirë edhe një projekt.
Blero reagoi duke lansuar një solo këngë, mirëpo fshirjet nuk po ndalen.
Blero ka larguar nga kanali i tij edhe këngën “My Love” me Morena Tarakun.
Ky projekt ishte prodhuar në vitin 2014, kurse tash nuk mund të gjendet në YouTube, pasi Blero vet e ka larguar nga YouTube.
Nuk dihet arsyeja pse Blero e ka bërë këtë, por ky ishte një nga klipet më të kushtueshme të viteve të fundit.
Ndryshe, Blero është në lidhje me modelen, Afrona Dika.