Berat Gjimshiti është i gatshëm të largohet nga Atalanta, gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mbrojtësi shqiptar është i pakënaqur me hapësirën e kufizuar në ekipin nga Bergamo, dhe mund të gjejë një skuadër të re.
Kurse, e përditshmja sportive italiane “Gazzetta dello Sport” ka bërë të ditur se ai mund të mbetet në Serie A duke u transferuar te skuadra e promovuar këtë edicion në elitë, Crotone.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Davide Nicola është në kërkim të dy lojtarëve për të përforcuar repartin defansiv dhe Gjimshiti është një alternativë që pëlqehet, për faktin se mund të aktivizohet në qendër, por edhe si mbrojtës krahu.
Atalanta u mposht në xhiron e parë të edicionit të ri në Serie A nga Lazio me rezultat 4:3, ndërsa Gjimshiti nuk ishte as në bankën e rezervistëve.