Largohet me forcë nga Kosova ish-shtetasi N.V., pjesëtar i inteligjencës serbe

Prishtinë | 14 Qer 2025 | 15:47 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka nisur procedurat për largimin me forcë të N.V., ish-shtetas i Republikës së Kosovës dhe aktualisht shtetas i Serbisë, i identifikuar si pjesëtar i inteligjencës policore serbe.

Vendimi vjen pas privimit të shtetësisë së tij nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Deri në realizimin e plotë të procedurave ligjore, N.V. ndodhet në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj.

Policia konfirmon se veprimet janë në përputhje me ligjet dhe do të vazhdojë zbatimin e vendimeve shtetërore.

Të ngjashme