Është larguar mjeti shpërthyes, i cili ishte vendosur në një bagazhin e një veture në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Njësitet përkatëse kanë arritur ta largojnë veturën, ku dyshohet se ishte vendosur një mjet shpërthyes.
Ndërkaq, Policia e Kosovës e ka liruar rrugën, e cila ka qenë e bllokuar për rreth një orë.
“Në lidhje me mjetin e dyshuar të raportuar ju njoftojmë se Njësia e deminimit ka përfunduar procedurat me vendin e ngjarjes dhe tani janë liruar të gjitha rrugët për qarkullim të automjeteve”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha për Ekonomia Online.