Largohet opozita, ndërpritet sërish seanca

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 16:40 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar seancën e Kuvendit ku pritej të votohej një varg Marrëveshjesh Ndërkombëtare, raporton Ekonomia Online.

Kësisoj, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për një ditë tjetër. Krahas ratifikimit të disa Marrëveshjeve Ndërkombëtare, në rend dite ishin edhe disa projektligje të rëndësishme si dhe emërimi i një anëtari në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka thënë se ajo se çka po sheh sot janë dy të vërteta.

Sipas tij, vërteta e parë është se shumica parlamentare nuk po ka numra të mjaftueshëm në Kuvend për të qeverisur dhe se opozita nuk ka numra për të shkarkuar qeverinë.

“Ajo se çka po shihet sot dhe në vazhdimësi janë dy të vërteta; ju nuk keni numra për me qeverisë dhe e vërteta është se na nuk kemi numra me ju rrzu, prandaj duhet një kompromis politik për me dalë prej kësaj situate. Nëse një qeveri, një shumicë parlamentare për disa seanca me radhë nuk është në gjendje për me i kalu ligjet me shumicë të thjeshtë kjo nënkupton se ne duhet të vetëdijshëm për barrën politike që e kemi”- ka deklaruar Gashi.

Gashi ka renditur tri zgjidhje që siç tha ai, ndihmojnë për të ecur përpara.

“Duhet të ulemi dhe të diskutojmë se si të shkojmë përpara. Cilat janë zgjidhjet e mundshme? Zgjidhja e parë e mundshme në këto situata gjithmonë janë zgjedhjet, e dyta është zgjerimi i koalicionit që është çështje e juaj, dhe e treta është shpërndarja e vullnetshme e Kuvendit. Nuk ka zgjidhje tjetër”, theksoi ai.

Të ngjashme