Sot në 21-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, kryetari z.Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, invalidë e veteranë, familjarë të të rënëve, bënë homazhe dhe nderime, te Kompleksi Përkujtimor në Krushë të Madhe, ku kujtuan dhe nderuan të gjithë ata që u vranë, masakruan e u zhdukën nga okupatori serb në luftën për liri.
“Në këtë ditë nderuam e përkujtuam me përkushtim të lartë gjakun dhe veprën atdhetare të të rënëve për liri, të 241 të vrarëve dhe masakruarve , prej të cilëve 64 ende mungojnë e nuk dihet asgjë për fatin e tyre, duke përfshirë edhe atdhetarin dhe burrin e shquar të kombit shqiptar profesor Ukshin Hoti. Lavdia dhe nderimi ju takon të rënëve për liri, ndërsa neve na bie për hise të punojmë e angazhohemi për jetësimin e aspiratave tona kombëtare. Lavdi të rënëve të Krushës së Madhe dhe të gjithë të rënëve anekënd trojeve shqiptare! U jetësoftë akoma më shumë amaneti i të rënëve për Liri”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.